Chelsea : Portsmouth – Finalja e Kupës FA
Prill 11, 2010
Pas fitores 0-2 kundër Tottenham Hotspur, Portsmouth është plasuar në finale të Kupës FA.
Për 90′ minuta nuk u shënua asnjë gol dhe ekipet shkuan në vazhdime.
Ishte Piquionne që kaloi në epërsi Pompey në minutën e 99′ kurse Boateng dyfishoi epërsinë me anë të penaltisë në minutën e 117′.
Kjo arritje për Portsmouthin është shumë e madhe, sepse ky ekip vitin tjetër do të garojë në Championship.
Portsmouth do të takohet në finale me Chelsean, i cili ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0.
Golat u shënuan nga Drobga (67′), Florent Malouda (89′) dhe Frank Lampard (95′), por natyrisht Blutë e Londrës cilësohen favoritë.
Leonardo: Milan ende mund të rikthehet
Prill 11, 2010
Milani me barazimin 2-2 kundër Catanias ka dështuar të futet më thellë në garë për titull, me ç’rast Roma me fitore 2-1 kundër Atalantas kryeson tabelën e Serie A.
“Matematikisht ende nuk jemi jashtë”,deklaroi ai pas ndeshjes për puntosport.net.
“Nëse luajmë si në pjesën e parë por ne duhet të tregohemi si në pjesën e dytë. Pastaj unë jam optimist”.
“Është e vërtetë se kemi ngecur, por kjo i ndodh të gjitha ekipeve. Kjo është normale. Kjo tregon se gara për Scudetto mbetet e hapur”.
Leonardo vazhdoi duke thënë se Roma nuk duhet të dorëzohet ende.
“Ne ishim të ngadalshëm. Sot Roma ishte e mirë, por mendoj se ne nuk dallojmë shumë nga ajo”.
City shkatërron Birmingham
Prill 11, 2010
Manchester City ka shkatërruar si vendas Birmingham Cityn, ndeshje e cila në fund tregonte rezultatin 5-1.
Argjentinasi Carlos Tevez kaloi në epërsi Cityn, duke shënuar në minutën e 38′.
Onuha ( 70′, 74′) dhe Adebayor (43′,88′) kontribuan me nga 2 gola në këtë ndeshje, kurse golin e nderit për Birmingham Cityn e shënoi Jerome, saktësisht në minutën e 42′.
Manchester City gjindet në vendin e katërt, me gjithsej 63 pikë të mbledhura.
Liverpool nuk rrëmben tre pikë
Prill 11, 2010
Liverpooli ka dështuar të rrëmbejë tre pikë në Anfield, duke barazuar 0-0 kundër Fulhamit.
Të dy këta ekipet janë të përfshira në Europa League dhe aktualisht fokusimi për të triumfuar në fund është shumë i madh, mirëpo sot në kuadër të Premier League nuk patëm rastin të shohim ndonjë gol.
Me këtë barazim Liverpool gjendet në vendin e 6 me 56 pikë, vend i cili nuk siguron kualifikimin në CL.
Juventus mban shpresat për CL
Prill 11, 2010
Juventus me një fitore me rezultat minimial 1-0, ka mbajtur shpresat gjallë për një kualifikim në UEFA Champions League.
I vetmi gol i shënuar në këtë ndeshje ishte shënuar në minutën e 35′ nga mbrojtësi Italian, Giorgio Chiellini.
Zonja e Vjetër është në probleme të mëdha me gjendjen e tanishme dhe për një kualifikim ata do të luftojnë me Palermon dhe me Napolin që janë shumë të vendosur deri më tani.
Roma lider në Serie A
Prill 11, 2010
Roma ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Atalantës, me ç’rast është plasuar në vendin e parë të Serie A, me gjithsej 68 pikë.
Ekipi i Ranierit ka shfrytëzuar shumë mirë gabimet e Interit dhe Milanit.
Roma krijoi epërsinë në minutën e 12′ me anë të sulmuesit në formë, Mirko Vucinic kurse në minutën e 27′, Casseti dyfishon rezultatin, duke i bërë gjërat më të lehta për ta.
Atalanta ngjalli shpresat me anë të Tribocchit, i cili shënon për 2-1, por deri në fund të ndeshjes nuk ndryshuan shifrat.
Milan barazon në San Siro
Prill 11, 2010
Milani ka humbur rastin të jetë sa më afër titullit duke barazuar 2-2 në San Siro kundër Catanias.
Catania kalon në epërsi në minutën e 13′ me anë të Lopez dhe dyfishon rezultatin pak para fundit me anë të Ricchiuti ( 43′) dhe pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
45′ minutat e ardhshëm ishin të mira për Milanin sepse shënoi 2 gola me anë të Borriellos ( 48′, 80′ ).
Me këtë barazim,Rossonerët gjinden në vendin e tretë të Serie A me 64 pikë.
Ramos: Barcelona kishte performancë perfekte
Prill 11, 2010
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos shprehi zhgënjimin e tij pas humbjes në ‘el Classico’ duke thënë se Barcelona kishte performancë perfekt.
Ekipi i Pep Guardiolës fitoi tri pikë të rëndësishme me golat e shënuar nga Messi dhe Pedro Rodriguez.
Ai theksoi: ” Barcelona prodhoi një lojë perfekte me taktikë dhe ishte e mjaftueshme për ata që të arrijnë sukses në ndeshje”.
“Ishte një ndeshje kryesore në të cilën duheshim të luanim sa më mirë dhe kjo humbje na lëndon neve. Tani duhet të forcohemi duke luajtur mirë në Ligë. Ka ende pikë për tu fituar dhe tani duhet të tregojmë fuqinë”.
United ndalet nga Blackburn Rovers
Prill 11, 2010
Pas eliminimit nga CL, vazhdojnë befasitë në klubin e Manchester United sepse Djajtë e Kuq kanë barazuar me rezultat 0-0 në udhëtim kundër Blackburn Rovers.
Me këtë barazim United kanë bërë një hap prapa sa i përket titullit dhe atyre i mbetet të shikojnë ndeshjet e pretendentëve kryesorë për titull, Chelsea – Bolton dhe Tottenham – Arsenal.
Real Madrid ofron 22 milionë € për Vargas
Prill 11, 2010
Sipas gazetës së Fiorentinës, La Nazione, superklubi, Real Madrid është i gatshëm të bëjnë ofertë për Juan Manuel Vargas.
Vargas ka qenë në radarin e drejtuesit në Bernabeu dhe besohet se Los Merengues gjatë javëve të ardhshme do të ofrojë 22 milionë € për ta transferuar Peruanin.
Ekipi spanjoll do të ketë të bëjë punë me kampionët e Italisë, Inter në lidhje me blerjen e këtij lojtari.
Vargas ka deklaruar se ai është në dijeni të interesit të shumë klubeve, mirëpo e ardhmja e tij është në ‘ Duart e Zotit’ dhe ajo do të vendoset në fund të sezonit
lajme-sport.tk