• Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City kërkojnë Balotellin

9 Prill, 2010


Ylli i Nerazzurrëve është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha të planetit.

Sulmuesi i Interi Mario Balotelli mund të largohet nga Interi këtë verë sepse për të janë të interesuar një numër i madh i topskuadrave evropiane.

Tuttosport raporton se Barcelona, Arsenali, Chelsea dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e të riut Balotelli.

Edhe pse Balotelli i ka kërkuar falje Jose Mourinhos javën e fundit, ai mund të largohet nga San Siro.

Balotelli do të paraqitet në ndeshjen kundër Fiorentinës këtë vikend, por ajo ndeshje mund të jetë një ndër ndeshjet e fundit me klubin nga Milano.

 

  • Definitive: Leonardo & Pato mbeten tek Milan

Prill 9, 2010

Nën-presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar mundësinë e largimit të Patos dhe trajnerit Leonardo nga klubi.

Raportet në Spanjë njoftuan se Pato ishte ndjekur nga Real Madrid dhe Chelsea, përderisa mediat kishin sugjeruar se Leonardo do të merrte përsipër Kombëtaren Braziliane, pas përfundimit të Kupës së Botës.

Por Galliani me pak fjalë, shembi të gjitha spekulimet e parapara duke thënë: ” Pato sapo ka rinvouar kontratën e tij deri në vitin 2014 dhe ai do të mbetet këtu, ashtu sikur Leonardo”,u shpreh ai për shtypin.

 

  • Lyon ende i interesuar në sulmuesin e Juves,David Trezeguet

Prill 9, 2010

Sipas Tuttomercatoweb.com Olimpique Lyonnais janë ende duke shpresuar që do ta transferojnë sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet.

Veterani pritet të largohet nga klubi kurse Juventus do të shikoj të rindërtohet gjatë afatit kalimtar.

Trezeguet filloi sezonin mjaft mirë por forma e dobët e klubit bëri që të mos arrihen synimet e tij.Francezi po ashtu ka rënë mbi 300 vende poshtë në Castrol Rankings që nga dhjetori.

Trajneri i Lyon, Claude Puel e adhuron 32 vjeçarin. Megjithatë,Les Gones mund ta përballojnë konkurrencën që po i bëhet nga ana e Corinthians nga Brazili,të cilët poashtu kanë shprehur interes pë sulmuesin.

Kontrata e Trezeguet skadon në verë të vitit 2011.

 

  • Zambrotta: Messi vështirë të ndalet

Prill 8, 2010



Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta ka paralajmëruar Interin para përplasjes në Champions League kundër Barcelonës, duke i thënë se neutralizimi i Messit do të jetë punë e vështirë.

22-vjeçari ishte i mrekullueshëm kundër Arsenalit duke shënuar 4 gola dhe njëkohësisht siguroi kualifikimin në gjysmëfinale për ekipin Blaugrana.

“Kam luajtur me Barcelonën dhe e di se Interi do të jep maksimumin në dy ndeshje për avansim, por besoj se Barcelona është favorit”,deklaroi ai për Sky Sport.

“Messi? Ai është monstruoz, gati e pamundur të ndalet”.

Njëkohësisht, Rossonerët shpresojnë t’i afrohen Interit, ekip ndaj të cilit janë 3 pikë larg.

“Besojmë në Scudetto. Janë edhe 18 pikë. Rruga është e gjatë dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha pikët”, përfundoi mbrojtësi Italian.

 

  • Roma nuk ka pranuar asnjë ofertë për Vucinic

Prill 8, 2010


E ardhmja e Vucinicit nuk do të përcaktohet deri në fund të sezonit.

Sipas forzaroma.info Roma nuk ka pranuar asnjë ofertë për Mirko Vucinicin.

Dje ishte raportuar se Manchester United dhe Manchester City, janë interesuar për Vucinicin, por Giallorossët kanë raportuar se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë konkrete për sulmuesin.

Kontrata e 26 vjeçarit përfundon në vitin 2013. Ai është lojtari kryesor i Romas këtë sezon me 10 gola të shënuara në Serie A.

 

  • Inter – Juventus shtyhet për 16 prill

Prill 8, 2010

Ndeshja midis Inter dhe Juventus është shtyrë deri më 16 prill, shkaqet ende nuk janë bërë zyrtare .

Inter  ka siguruar gjysëmfinalen ne Ligën e Kampionëve ku ka mposhtur CSKA të Moskës dhe tani do ta presin Barcelonën më 20 prill në Milano.

Të dy ekipet janë përfshirë ne garat emocionuese , ku “Zona e Vjetër” është duke bërë çmos qe të përfundoj në vendin e 4-të gjë qe siguron një vend ne Ligen e Kampionëve dhe në anën tjetër Interi kërkon që të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Barcelonën.

 

  • Agjenti: Napoli – Një opcion tjetër i Cannavaros

Prill 7, 2010

Enrico Fedele njofton se mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro mund të transferohet në Napoli në fund të sezonit nëse kontrata skadon në Torino.

Kontrata e Cannavaros skadon në Qershor , por ai mund ta rinovojë nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje.

Por Napoli ende shpreson për një transferim të reprezentuesit Italian.

” Kontrata e Fabios me Juventus është gati të skadojë, por ai mund të bëhet drejtor nëse nuk vazhdon si lojtar”,deklaroi agjenti për Napolimagazine.com.

 

  • Federata Italiane e Futbollit hap diskutim për Calciopoli 2

Prill 7, 2010

Presidenti i federatës Italiane të futbollit, Gancarlo Abete, do të diskutojë me anëtarët tjerë të federatës rreth qështjes së Calciopolit 2.

Avokati mbrojtës i Luciano Moggit ka publikuar faktet më të reja rreth implikimit të Interit në skandalin e Calciopolit.

Abete u takua me një shef të federatës Italiane të futbolli, Stefano Palazzin, gjatë ditës së djeshme dhe biseduan rreth qështjes së hapjes së diskutimit për Calciopolin 2.

Avokati mborjtës i Moggit ka premtuar se ai do të prezantojë fakte se Calciopoli nuk ka ekzistuar për Juventusin.

Pas tërë kësaj pritet që Interi të ndëshkohet nga Federata e futbolli Italian, mirëpo jo Milani i cili ishte dënuar gjatë vitit 2006

Contact

Lajme-sport

sporti-kosovar@postribe.com

044/137/194

Serie A: lajmet e fundit

Inter – Juventus shtyhet për 16 prill

  Inter – Juventus shtyhet për 16 prill Prill 8, 2010 Ndeshja midis Inter dhe Juventus është shtyrë deri më 16 prill, shkaqet ende nuk janë bërë zyrtare . Inter  ka siguruar gjysëmfinalen ne Ligën e Kampionëve ku ka mposhtur CSKA të Moskës dhe tani do ta presin Barcelonën më 20 prill në...

Mourinho përgatit planin për ta ndalur Messin

  Mourinho përgatit planin për ta ndalur Messin Prill 8, 2010 Mourinho është i gatshëm që ti mësoj lojtarët e tij se si ta ndalin Lionel Messin. Jose Mourinho ka të gjitha shënime dhe nje CD të Messit që do të nevojiten për ta ndalur argjentinasin. Il Corriere dello Sport njofton se trajner...

Zambrotta: Messi vështirë të ndalet

  Zambrotta: Messi vështirë të ndalet Prill 9, 2010 Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta ka paralajmëruar Interin para përplasjes në Champions League kundër Barcelonës, duke i thënë se neutralizimi i Messit do të jetë punë e vështirë. 22-vjeçari ishte i mrekullueshëm kundër Arsenalit...

Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City kërkojnë Balotellin

    Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City kërkojnë Balotellin Prill 9, 2010 Ylli i Nerazzurrëve është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha të planetit. Sulmuesi i Interi Mario Balotelli mund të largohet nga Interi këtë verë sepse për të janë të interesuar një numër i madh...

· Pasqualin: Mourinho mund të largohet

  Pasqualin: Mourinho mund të largohet Prill 5, 2010 Duke u bazuar në agjentin e transferimeve Claudio Pasqualini, Jose Mourinho ka mundësi të largohet pasi të përfundojë stinori. Eksperti poashtu besonë se Juventusi duhet që të inetersohet për Benitezin, dhe poashtu citon se Balotelli nuk...