Rrugë e lirë për Arsenalin në lidhje me Chamakh
Rrugë e lirë për Arsenalin në lidhje me Chamakh
8 Prill, 2010
Sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi aktual në fund të sezonit.
Sipas Metro, Arsenalit i është dhënë drita e gjelbër në lidhje me transferimin e Marokenit Chamakh, pas largimit nga liga më prestigjioze në Europë, Champions League.
Chamakh shënoi një gol kundër Lyon dhe rezultati i përgjithshëm ishte 3-2, kështu që Bordeaux nuk arriti kualifikimin më tej.
” Praktikisht është e vërtetë që unë do të largohem”, deklaroi ai në konferencën për shtyp.
“Kam edhe pesë javë këtu dhe në ndeshjet e ardhshme shpresoj që të arrijë sa më larg me Bordeaux”.
Thuhej se Chamakh ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare dhe në verë pritet të kryhet largimi si transfer i lirë. Sidoqoftë, Gunners’ kanë qenë nën urdhëra për të shmangur ndonjë konflikt.
Arsenal ishte eliminuar në çerekfinale të CL nga Barcelona, dy ndeshje të cilat sollën rezultat të përgjithshëm 6-3.
Chamakh afer arsenalit
No comments found.