Primera Division

United interesohet për Benzeman

Prill 4, 2010

Me formën e shkëlqyer të Gonzalo Higuain,Benzema nuk ka pasur shansa të tregojë aftësitë e tij dhe ka dështuar të dëshmohet se transferimi prej 30 milionë € nga Lion, ka qenë me vlerë.

Sir Alex Ferguson kishte provuar ta transferojë atë duke ofruar 20 milionë € por Real Madrid kishte ofruar më shumë dhe kështu francezi u bë pjesë e Los Merengues.

Sipas The Mirror, raportet sugjerojnë se Benzema mund të huazohet tek Manchester United dhe ai mund të ketë minutazh më të madh.

Edhe gjigantët Italianë,Milan ka treguar interes tek francezi dhe mund të zhvillohet luftë mes United & Milan.

Iniesta rikthehet për ndeshjen kundër Real Madridit

Prill 4, 2010



Sipas raporteve në Spanjë, mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është rikthyer në seancën stërvitore me shokët e tij dhe do të jetë në formacionin startues kundër Real Madridit.

Iniesta është në dyshim për paraqitjen kundër Arsenalit kurse ai pritet që të jetë pjesëmarrës në El Clasico.

Përveç lajmeve të mira,trajneri Pep Guardiola po përballet me lëndime të tjera pas fitores kundër Los Leones.

Zlatan Ibrahimovic ka shansa 50/50 për ndeshjen kundër Arsenalit në mesjavë pas një tendosje në muskul.

Lista e Pellegrinit , Benzema dhe Laas rikthehen, Kaka mungon perseri

Prill 4, 2010

Pellegrini ka publikuar listen e futbollisteve qe do të marrin pjës në ndeshjen kundër Racing  Satanderin

PORTIER: Casillas, Dudek
MBROJTËS: Albiol, Arbeloa, Marcelo, Metzelder, Garay, Mateos, Marcos Alonso
MESFUSHORË: Diarra, Gago, Lass, Granero, Van der Vaart, Guti
SULMUËS: Cristiano Ronaldo, Raul, Benzema, Higuain.

Ne ju japim mundesi që ju ta zgjidhni formacionin startues të Realit kundër Satanderit

Sevilla 3-0 Tenerife

Prill 4, 2010



Sevilla ka mposhtur në Sanchez Pizjuan Tenerifen, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 3-0 dhe gjatë 90′ minutave u ndëshkuan 9 lojtarë me kartonë të verdhë.

Kanoute kaloi Sevillën në epërsi në minutën e 22′ kurse 1 minutë para përfundimit me anë të Fabianos.

Për kapitulimin e Tenerifes, kujdeset Carlos, i cili në fund të ndeshjes (87′) ndryshon shifrat në 3-0.

Laporta: Barca duhet të fokusohet tek Arsenal, jo tek Real Madrid

Prill 3, 2010



Pas barazimit 2-2 kundër Arsenalit në Champions League, Barcelona është rikthyer me një fitore bindëse me rezultat 4-1, kundër Athletic Bilbaos.

Golat nga Jeffren Suarez,Lionel Messi dhe dy nga Bojan Krkic i mundësuan Blaugranëve të rikthehen në majë të tabelës dhe ata kanë një ndeshje më shumë se Real Madrid, i cili nesër takohet me Racing Santander.

“Është një fitore e mrekullueshme pas trillerit në Champions League kundër Arsenalit [ në mesjavë]”, ishte cituar ai të ketë thënë për AS.

“Të jemi të gatshëm të luajmë si sot, kundër një Athletic që është përfshirë në Europë, meriton lëvdata”.

“Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen kundër Arsenalit. Do të konfrontohemi në gjysëmfinale me një rezultat të mirë, por gara është ende e hapur, prandaj duhet të japim çdo gjë që kemi”.

“Nuk dua të flas ose të mendoj për ndeshjen kundër Real Madrid. Ata mund të mendojnë të hënën, por ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodh tek ne”.

“Është e vështirë të kemi suksesin e vitit të kaluar. Në fakt, ne jemi eliminuar nga Copa del Rey por ekipi po luan si më herët”.

Barcelona shkatërron Athletic Bilbaon

Prill 3, 2010



Barcelona ka shkatërruar Athletic Bilbaon me rezultat 4-1.

Për Blaugranët krijoi epërsinë Suarez në minutën e 29′ kurse Krkic (40′,59′) , trefishon rezultatin.

Në minutën e 68′ erdhi rradha për golin e ardhshëm, i cili u shënua nga super-ylli argjentinas, Leo Messi.

Për Athletic Bilbaon nuk kishte mbetur gjë, por Laskurain në minutën e 77′ shënon për 4-1 dhe deri në fund të ndeshjes nuk u ndryshuan shifrat.

Aktualisht Barca është në vendin e parë, me një ndeshje më shumë se Real Madrid i cili nesër luan kundër Racing Santanderit.

Jo vetëm Real Madrid

Prill 3, 2010

Real Madrid është në garë për të fituar shërbimet e mbrojtësit Maicon, por agjenti i tij ka konfirmuar se janë shumë klube të forta europiane që janë të interesuara për të.

Raportet spanjolle të premten pohuan se Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 10 milionë €, plus Lassana Diarran, në këmbim me mbrojtësin brazilian.

Sidoqoftë, agjenti Antonio Caliendo ka thënë se përkundër interesimit të madh, Maicon preferon të fokusohet tek Inter.

“Ka zëra rreth transferimeve, por nuk duhet mohuar se ai është i pëlqyer dhe ne nuk jemi të habitur”,deklaroi Caliendo për Calciomercato.it.

” Ka disa klube të interesuara për Maicon, por tani nuk është kohë që ta pengojmë lojtarin sepse Inter po lufton në tre kampionate”.

“Në të kaluarën Maicon ka treguar gjithmonë se ai nuk përkulet ndaj presionit dhe nga spekulimet e tregut.”

Probleme për Guardiolan , Messi vuan nga migrena

Prill 3, 2010

Zakonisht Messi shkakton dhimbje të mëdha për futbollistët kundërshtar , mirëpo kjo tashmë është e kundërt. Ai vuan nga  një migrenë në shpinë.

Messi pritet të kthehet ne stërvitje , mirëpo vetëm nëse Guardiola vendos.

Katalanasit e dinë se nuk mund te dështojnë në Madrid kundër rivalëve te përbetuar në La Liga.

Stafi mjekësor është duke shikuar mundësinë se si te parandalojë ketë sëmundje të superyllit Messi.

Guardiola është shprehur i zhgënjyer me zbulimin e kësaj sëmundje tek Messi , mirëpo kjo nuk mund të paraqet ndonjë rrezik te madh për futbollistin , njofton “As”

Guardiola: Ndeshja në “Bernabeu” nuk do të jetë vendimtare

Prill 2, 2010

Guardiola per “Marca” ka deklaruar se “El Clasico” nuk është shumë e rëndësishme aq sa njerëzit e konsiderojnë.” “Janë edhe 21 pikë , dhe nuk mund te jetë vendimtare El Clasico ”

 

“Ndeshja në Bernabeu është pak e rëndësishme .Ne Bernabeu nuk është fundi i botës…. Ne kemi ndeshje te vështira dhe këto mund te jen me te vështira se ne Bernabeu “, tha Guardiola në një konferencë shtypi.

Trajneri ishte i kënaqur me ndeshjet e fundit të ekipit të tij. Ne kemi përmisuar lojën tonë , ne duhet te vazhdojmë kështu .”Është më mirë,” tha ai.