Bundesliga

 

Bayerni kërkon Vucinicin dhe ofron Tonin

Prill 2, 2010

Bayerni i Munichut shpresonë që rreth qështjes së shitjes të Luca Tonit në Romë të përfshihet edhe Vucinic.

Il Corriere dello Sport ka kuptuar se Roma është në bisedime rreth transferimit të plotë të Luca Tonit.

Gjigantët Gjermanë presin që të shesin Riberyn gjatë verës dhe janë duke kërkuar rreth zëvenndësuesit të Francezit.

Bayerni është i gatshëm që të ofrojë Tonin dhe  €20m-€25m për të marrë shërbimet e Vucinicit.

Ndërsa në anën tjetër Roma kërkon që gjatë çdo vere të shesin një nga yjet e tyre me qëllim që të rrisin bugjetin dhe t’i forcojnë pozitat tjera të skuadrës.

Standard Liege pëson në NordBrank Arena

Prill 1, 2010



Është ndeshja e tretë në Europa League që ka përfunduar me rezultat 2-1. Kësaj rradhe Hamburgu ka mposhtur Standard Liege në NordBrank Arena.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët me anë të golit të shënuar nga Mbokani, saktësisht në minutën e 31′.

Në minutën e 42′ akordohet penalti për Hamburgun dhe Petric nuk dështon nga pika e bardhë duke barazuar në 1-1.

Pas 3′ minutash van Nistelrooy dyfishon rezultatin për gjermanët dhe deri në fund të ndeshjes nuk kishte më gola.
Sidoqoftë, Standard Liege nuk mbetet keq sepse ka shënuar një gol si mysafir.

Fulham 2-1 Wolfsburg

Prill 1, 2010

Fulham ka shënuar fitore si vendas kundër ekipit gjerman,Wolfsburg, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-1.

Pjesa e parë nuk tregoi se cili ekip kishte më shumë shansa për fitore dhe fati i kësaj ndeshje u vendos në pjesën e dytë.

Fulham shënon dy gola të shpejtë duke i ofruar komoditet vetes. Ishte Bobby Zamora (59′) dhe Duff (63′), që kontribuan në fitoren e Fulham.

Golin e vetëm për Wolfsburg e shënoi Madlung në minutën e 89′. 

CL Debat: Nëse Rooney nuk luan, a është Bayern Munich favorit?

Mars 31, 2010

Trajneri i Bayern Munich, Louis van Gaal ka deklaruar se Rooney është lojtari më i rëndësishëm tek Manchester United dhe statistikat e tij tregojnë se ai ka shënuar 31 gola.

Por van Gaal kishte kuptuar gjërat gabim. Rooney ka 34 gola kurse Dimitar Berbatov ka shënuar 12 gola gjithsej.

Arjen Robben kishte deklaruar se United është ‘vetëm një ekip’. “Rooney ka qenë fenomenal këtë sezon”, deklaroi holandezi. “Për momentin ai është zgjidhja e vetme , por çka nëse ai nuk funksionon?”

Tani ne duhet të shohim se si do të funksionojë Manchesteri pasi lëndimi në fund të lojës i Rooneyt mund t’i shkaktojë shumë probleme sepse ata takohen në Old Trafford kundër Chelseat në kuadër të Premier Ligës dhe alternativat e sulmit nuk janë të sigurta. Michael Owen, Danny Welbeck janë të lënduar kurse Federico Macheda ka ngecur prapa me formën e tij. Berbatov është e vetmja zgjidhje mirëpo 30.75 milionë £ që kushtuan për transferimin e tij nga Tottenham, nuk janë shpërblyer aq sa duhet nga bullgari, sepse ai ka shënuar 12 gola në 35 paraqitje.

Një bonus i madh për Bayern Munich do të jetë rikthimi i lojtarëve kyç, siç janë: Bastian Schweinsteiger dhe Robben, i cili në formën e tij të mirë mund t’i shërbejë në maksimum Bayernit. Ndërkohë Schweinsteiger do të jetë pengesë për Darren Fletcher dhe Michael Carrick.

Avantazhi në shtëpi do t’i shërbejë gjermanëve por një gjë është e sigurtë – nëse Rooney mungon, shansat e Bayern për kualifikim janë të mëdha.