Fulham i mban leksion Wolfsburgut

Prill 9, 2010

Fulham ka vazhduar me sukses në Europa League dhe kësaj here viktima e ardhshme ishte Wolfsburg, i cili ka humbur si vendas me rezultat 0-1.

Fulham i ka mbajtur leksion ekipit nga BundesLiga ngase rezultati i përgjithshëm ishte 3-1 dhe Fulham është duke u treguar pretendent kryesor për t’u shpallur kampion në Europa League, por do të ketë punë tepër të vështirë me Liverpool, i cili është rikthyer në formë.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 1′ dhe realizator ishte një ndër lojtarët kryesorë, Bobby Zamora.

 

Rrugë e lirë për Arsenalin në lidhje me Chamakh

Prill 8, 2010

Sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi aktual në fund të sezonit.

Sipas Metro, Arsenalit i është dhënë drita e gjelbër në lidhje me transferimin e Marokenit Chamakh, pas largimit nga liga më prestigjioze në Europë, Champions League.

Chamakh shënoi një gol kundër Lyon dhe rezultati i përgjithshëm ishte 3-2, kështu që Bordeaux nuk arriti kualifikimin më tej.

” Praktikisht është e vërtetë që unë do të largohem”, deklaroi ai në konferencën për shtyp.

“Kam edhe pesë javë këtu dhe në ndeshjet e ardhshme shpresoj që të arrijë sa më larg me Bordeaux”.

Thuhej se Chamakh ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare dhe në verë pritet të kryhet largimi si transfer i lirë. Sidoqoftë, Gunners’ kanë qenë nën urdhëra për të shmangur ndonjë konflikt.

Arsenal ishte eliminuar në çerekfinale të CL nga Barcelona, dy ndeshje të cilat sollën rezultat të përgjithshëm 6-3.

 

Man UTD arrin marrëveshje me talentin 21 vjeçar Javier Hernandez

Prill 8, 2010

Manchester United kanë arritur një marrëveshje me klubin meksikan Chivas për blerjen e Javier HernandezKetë jave ai do te udhëtoj për ne Angli ku do te kryhen ekzaminimet mjekësore te futbollistit.

 

Sir Alex Ferguson për faqen zyrtare te Man Utd tha “Unë jam shumë i gëzuar qe kemi arritur marrëveshje me Hernandez. Ai do të jetë tepër i rëndsishëm ne planet tona ne te ardhmen.

 

Rooney starton kundër Bayern

Prill 7, 2010

Sipas ueb-sajtit superior, Goal.com, pak para takimit të ndeshjes Man.Utd – Bayern, thuhet se anglezi Wayne Rooney do të jetë pjesëmarrës…

Nuk ka informacione më shumë, por për çdo rast LajmeSport nuk do të vonojë ndonjë gjë, edhe pse jemi pak para fillimit

 

Man City dhe Man UTD hidhen pas Vucinic’it

Prill 7, 2010

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit janë vënë në luftë për të marrë shërbimet e sulmuesit Romak Mirko Vucinic, duke u bazuar në të përditshmen The Sun.

Trajneri i Man City’t, Roberto Mancini thuhet se është i gatshëm të paguaj  £24m për Malazezin.

Mirëpo ai do të ketë konkurent direkt Alex Fergusonin i cili  kishte bërë ofertë për Vucinicin gjatë vitit 2008 mirëpo që ishte refuzuar nga Roma.

Mirëpo pas atij refuzimi Man UTD morri shërbimet e Bullgarit Dimitar Berbatov.

Vucinic deri më tani ka shënuar 14 gola për Romën në këtë stinor.

Roma patjetër do të shes një nga yjet e saj mirëpo sipas të gjitha gjasave pritet që të largohet Mexes gjatë verës.