Udinese gjunjezon juven

05/04/2010 10:26

 

Udinese gjunjëzon Juven

Juventusi ka pësuar kundër Udineses me rezultat 3-0 dhe kështu i ka vështirësuar vetes punët për një kualifikim në CL për sezonin e ardhshëm.

Udinese kaloi në epërsi pas 9′ minutave me anë të Sanchez, i cili ndryshon shifrat në Stadio Friuli dhe pjesa e parë nuk solli më gola.

Ai që pakësoi shpresat tek Zonja e Vjetër ishte Pepe i cili pas 20 minutave lojë në pjesën e dytë dyfshon rezultatin.

Në minutën e 77′ Di Natale shënon golin e tretë dhe siguron tre pikë të sigurta për Udinesen.

 

Share |