Ronaldo: Barcelona është ekip komplet

Ronaldo: Barcelona është ekip komplet

 

Ronaldo: Barcelona është ekip komplet

9 Prill, 2010



Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pati kohë që të deklaronte në lidhje me Barcelonën & Messin, para ‘El Clasicos’.

Kur ishte pyetur se kush është më i mirë, ai apo Messi, portugezi tha se ai është më i gjatë, më i vjetër dhe më i gjerë.
Në lidhje me argjentinasin, Ronaldo u shpreh:

“Ai është duke pasur një sezon fenomenal dhe duke jetuar një moment të shkëlqyer.Është një nga lojtarët më të mirë të kohës. Jam duke bërë mirë, jam i lumtur dhe i sigurt se vitet që do të kaloj këtu do të jenë shumë të mira”.

“Messi dhe unë nuk jemi të vetmit lojtarë që do të luajnë dhe kjo nuk është ndeshje individuale”, paralajmëroi portugezi.
“Dëshiroj ta ndihmoj Madridin të fitoj tituj. Jam i sigurt se Leo dëshiron t’i ndihmojë Barcelonës. Shpresoj se Messi do të vazhdojë të shënoj gola, por jo të Shtunën. Messi nuk luan vetëm dhe lojtarët përreth tij meritojnë lëvdata, Ai është fenomenal, por edhe bashkëlojtarët e tij janë të mirë. Barcelona është ekip komplet, kurse ne jemi ende duke ngecur paksa por shpresoj se do të kompletohemi më shumë se ç’jemi”.

“Është ndeshje e shkëlqyer, ndeshje speciale. Por kjo nuk do të jetë hera e parë ose e fundit që luaj. Dëshiroj të fitoj, në mënyrë që të jemi përpara tyre. Nuk kam asgjë kundër Barcelonës dhe ne jemi ekipi më i mirë në Ligë. Mund të fitoj ekipi më i mirë dhe ai ekip do të jetë Real Madrid”, u shpreh Ronaldo për El Clasicon.

Në lidhje me humbjen turpëruese 6-2, reprezentuesi portguez tha:
“Janë ndeshje të ndryshme me lojtarë të ndryshme. Nuk ndjejmë se nevojitet hakmarrja. Ne kemi ambicie të shkëlqyer për të fituar ndeshjen”.

Share |

cristiano: Barqa nje ekip komplet

barca

duro | 01/05/2011

ta dhjevsha real madridin

durim@hotmail.com

duro | 01/05/2011

barca do te fitoj 3 0

New comment