· Pasqualin: Mourinho mund të largohet

 · Pasqualin: Mourinho mund të largohet

 

Pasqualin: Mourinho mund të largohet

Prill 5, 2010

Duke u bazuar në agjentin e transferimeve Claudio Pasqualini, Jose Mourinho ka mundësi të largohet pasi të përfundojë stinori.

Eksperti poashtu besonë se Juventusi duhet që të inetersohet për Benitezin, dhe poashtu citon se Balotelli nuk do të largohet nga Interi.

“Unë mendojë se është e pamundur që Balotelli të largohet pasi Moratti nuk do ta lëshojë atë,” tha Pasqualin

Por duke u bazuar në bastoret Angleze Stanleybet, ka shumë gjasa që Super Mario të largohet në drejtim të Milanit.

“Unë nuk mendojë ashtu, është më e mundur që Mourinho të largohet, Moratti nuk do t’a shiste kurrë Balotellin por Mourinho ka gjasa të largohet gjatë verës.”

“Juventusi do të ndryshojë shumë, e sidomos nëse ata marrin një tjetër menaxher, një të mirë. Shumë lojtarë do të largohen dhe në mes tyre e llogarisë edhe Zebina’n dhe Trezeguen.”

“Zonja e vjetër duhet të ketë një trajner të mirë, dikë si Benitez.”

Pasquain poashtu foli edhe për Milanin dhe Romën. “Unë mendojë se Leonardo do të qëndrojë, Rossonerët duhet të sigurohen që ai të mos largohet.”

“Roma nuk do të ketë një buxhet të madh gjatë verës. Ata ende janë në krizë financiare edhe në qoftë se ata e fitojnë Scudetton.” Përfundoi Pasqualin

Share |

KOMENTO

No comments found.

New comment